Të shtëna me armë zjarri në Laç NULL NULL 21.11.2017 21:15 21.11.2017 21:15 Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Laç, pas një konflikti mes 2 baxhanakëve. Policia bën me dije se: P.K. 39 vjeç, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin se ka pasur një konflikt me shtetasin Z.Ll. 33 vjeç, para makinave të tyre në Laç. Më pas shtetasi P.K. është larguar për në shtëpi dhe tek hyrja e pallatit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku pretendon dhe dyshohet se shtetasi Z. Ll. ka gjuajtur në ajër. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme të sqarimit të rrethanave të ngjarjes. Vazhdon puna për kapjen e shtetasit Z.Ll e për hetime të mëtejshme./syri.net *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 8 minuta më parë