20:30, 1 Gusht 2018

Personat e rritur në SHBA tanimë kalojnë pjesën më të madhe të ditës në rrjete sociale, televizion apo në video-lojëra, bazuar në një studim të ri.

Ata kalojnë çdo ditë nga 11 orë para ekranit , shkruan Daily Mail, përcjell Klan Kosova.

Bazuar në një raport nga kompania “Nielson” në New York, kjo statistikë i kalon dukshëm shifrat e vitit të kaluar.

Në mars, në një hulumtim në Britani të Madhe thuhet se më shumë se një në tetë adoleshentë kalojnë minimum tri orë në ditë në rrjete sociale.

Në atë hulumtim është vërejtur se vajzat adoleshente i përdorin rrjetet sociale më shumë se djemtë. Rrjetet më të përdorura janë Twitter, Facebook dhe Instagram.

Sipas ekspertëve, adoleshentët që i përdorin shumë rrjetet sociale janë më pak të lumtur sesa ata që nuk i përdorin.