19:42, 2 Gusht 2018

Në kryeqytetin e Afrikës së Jugut po mbahet kampi i basketbollit për të rinjë.

Kampi është hapur dhe në të po marrin pjesë 78 djem dhe vajza nga 29 vende të Afrikës.

Qëllimi i kësaj iniciative është që të rinjtë të mësojnë si të bëhen lojtarë të mire të basketbollit.

Këtu gjithashtu do të zhvillohet një ndeshje në mes të lojtarëve afrikanë në NBa dhe lojtarëve nga vendet tjera.

Kjo ndeshje është ndeshja e 3-të që zhvillohet, pas atyre të vitit 2015 dhe 2017. Ndeshja është me karakter humanitar dhe ka për qëllim sigurimin e mjeteve për mbështetje të aktiviteteve të organizatave si “Nelson Mandela Foundation, “The Boys and Girls Clubs of South Africa”, “SOS Children’s Villages South Africa” dhe “UNICEF”.