Të reshurat e shiut dëmtojnë kulturat bujqësore në Drenas NULL NULL 22.05.2018 13:53 22.05.2018 13:53 Të reshurat e furishme të shiut të mbrëmjes së hënë, të përcjella edhe më breshër të rrëmbyeshëm, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në shumë fshatra të Komunës së Drenasit. Rrebeshi ka shkaktuar dëme në pemëtari, vreshtari, perimtari, të mbjella pranverore dhe vjeshtore ndërsa dëmet janë shkaktuar kryesisht në fshatrat Shtuticë, Polluzhë, Tërstenik, Gllobar, Gllanasellë, Dobroshec, Godanc, Likoshan e Gradicë, njofton Klan Kosova. Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësisë, ka formuar Komisionin për Vlerësimin e Dëmeve dhe në bazë të kërkesave nga fermerët do të dalin ne terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga të reshurat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024