Të qash i bën mirë mendjes NULL NULL 20.09.2018 20:32 20.09.2018 20:32 A e dinit që të qarit i bën mirë mendjes? Ky gjest, i parë negativisht nga shoqëria, ka shumë avantazhe për ne. Ndoënjherë, kemi tendencën të shfryhemi jashtë apo brenda shtëpisë. Pak njerëz ia lejojnë vetes të qajnë pasi e quajnë një veprim turpërues, por nuk është e vërtetë. Përmirëson gjendjen shpirtërore Sigurisht është një mënyrë për të shprehur dëshpërimin, dhe një kanal për të liruar të gjitha emocionet që kemi brenda. Kur qan të ndihmon të shohësh gjërat më me qartësi. Liron stresin Në situata ku dëshira për të qarë lind nga frustimi, zemërimi, pafuqia, mos ngurroni pasi të ndihmon të lirosh stresin që ke mbledhur, shkruan Top Channel. Ju qetëson I bën mirë mendjes, dhe këtu ke paraysh njerëzit që kanë mendime fiksuese apo ankth. Në raste të tilla procesi i të qarit funksionon si valvul shkarkuese, duke i bërë mirë jo vetëm trupit po dhe qetësisë së mendjes. Të qash është një stacion detyrues për të gjitha mendimet që qarkullojnë në mendjen tonë pa asnjë kontroll. Pasi të jeni shfryrë duke qarë, do të arrini të shihni dritën. Do të zbuloni një këndvështrmi më të mirë për situatat e do të ndjeheni më në fund të qetë dhe në paqe. I bën mirë mendjes, dhe edhe pse ka mendime të kundërta, mos i jepni të drejtë. Është një gjest i shëndetshëm. Qani sa herë e keni nevojën! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 1 day
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 2 days