Të pasurit shumë miq, e largon dhimbjen NULL NULL 02.05.2016 18:00 02.05.2016 18:00 Laughing group of friends dining in rooftop garden Të pasurit shumë miq, ju bën të ndjeheni shumë më mirë,ose të paktën të ndjeni më pak dhimbje thotë një studim i ri i realizuar në Angli. Njerëzit që kanë pasur më shumë rrjete sociale, kishin më shumë tolerancë për dhimbjen sipas të gjeturave që janë publikuar me 28 prill, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova. Gjatë studimit shkencëtarët kanë kërkuar të provojnë nëse te njerëzit me më shumë rrjete sociale, ka nivele më të larta të kemikalit të trurit që quhet endofrinë. Endorfina është kamikazi që shkakton ndjesinë e kënaqësisë dhe e zvogëlon ndjenjën e dhimbjes. Për të realizuar studimin, shkencëtarët kanë përfshirë 101 të rritur në këtë studim. Atyre iu është kërkuar që të tregojnë për jetën e tyre sociale dhe për stilin e jetës së tyre. Sipas studiuesve, njerëzit që i përballonin dhimbjet më lehtë kishin rrethe më të mëdha shoqërore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.