16:18, 11 Tetor 2018

Patrullat e autostradave në Florida të Shteteve të Bashkuara kanë bllokuar “Interstate 10”, autostradë kryesorë kjo që kalon nëpërmjet Floridës nga lindja në perëndim.

Zëdhënësi Eddie Elmore, ka thënë për Associated Press, se rruga është bllokuar “për shkak të kushteve jashtëzakonisht të rrezikshme”, transmeton Klan Kosova.

Autostrada është bllokuar dhe ende nuk është e qartë se kur do të rihapet.

Guvernatori Rick Scott u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë larg rrugëve si dhe të qëndrojnë në zona ku mund të intervenojnë ekipet e shpëtimit.

Për t’u informuar më shumë rreth uraganit që ka goditur Floridan, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Uragani “Michael” shkatërron Floridën (VIDEO)

klankosova.tv