“Të ndriçohen rrethanat e vdekjes së Artit” NULL NULL 24.04.2018 16:27 24.04.2018 16:27 Ish-kryetarja e Gjakovës, njëherit deputete e kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari- Lila ka ngushëlluar familjen e aktorit Art Kurti që u gjet i vdekur gjatë ditës në një veturë në Gjakovë. Policia dyshon se ai ka bërë vetëvrasje. “Gjakova nuk është dhe nuk bën të jetë vatër e vrasjeve dhe vetëvrasjeve.Art Kurtit ëndërrat iu këputën në gjysëm, ai nuk jeton dhe nuk frymon më. Të gjithë që e njohën dhe ata që nuk e njohën por e shohin foton e fëtyrës së tij të qeshur, e ndiejnë ftoftësinë që vetëm vdekja sjellë dhe vetëm vdekja të len në shpirt”. “Krejt rrethanat që e karakterizojnë vdekjen e Artit duhet të ndriçohen. Asnjë përmbyllje e shpejtë e hetimeve nuk shkon, jo me këtë rast, por me asnjë tjetër që lidhet me vdekje nga armë zjarri.Familjes, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të Artit ngushëllime dhe shpirti i tij u prehtë në paqe!”, ka shkruar ajo në facebook, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë