17:00, 12 Janar 2019

Hithra, një ndër bimët medicinale që është përdorur ndër shekuj, vazhdon edhe sot të njihet për vetitë e saj kuruese.

Ndonëse shumë mund ta konsiderojnë si një bar të keq që rritet vend e pa vend, gjyshet gjithmonë kanë gatuar byrekët më të shijshëm më hithra e lakra të egra, e kanë krijuar jo pak ilaçe popullore.

Ajo cilësohet si mbretëresha e bimëve kuruese. Por në cilat raste të shqetësimeve mund të përdorim hithrën?

Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.

Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve. Hithra gjithashtu rekomandohet dhe për flokët e yndyrshëm.

Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.

Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diarreja të kalojë shpejt dhe lehtë.

Hithra hidraton lëkurat e thata. Zieni disa gjethe hidhra dhe bëni kompresa me ujin e ftohur pasi hithra ka lëshuar “vetitë” e saj çudibërëse. Ajo që duhet të bëni është thjesht të zieni hidhrat në ujë të valuar e të pini këtë të fundit .

Megjithatë në rastet kur merrni medikamente të caktuara, si për shembull diabetin duhet të konsultoheni me mjekun për të mësuar efektet anësore të padëshirueshme.