Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të mërkurën protesta e radhës – kërkohet shkarkimi i Lumezit

NULL NULL
26.08.2018 20:36

Më 29 gusht është paralajmëruar të mbahet protesta e radhës ku do të kërkohet shkarkimi i Prokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Vetting për gjyqësorin.

Kjo protestë e organizuar nga shoqëria civile do të jetë e dyta pas asaj të mbajtur më 22 gusht, ku kërkesa e qytetarëve ishte e njëjta, njofton Klan Kosova.

Protestat nga shoqëria civile po organizohen pas dorëheqës së ish prokurorit special, Elez Blakaj, që ka deklaruar se ishte i kërcënuar në punën e tij.

Ky është njoftimi i bërë në Facebook për protestën e së mërkurës, ku paralajmërohet se do të mbahen protesta të tjera nëpër të gjitha qytetet.

“Protesta e radhës mbahet në Prishtinë, të mërkurën më 29 gusht, nga ora 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesat:

Drejtësi e pavarur

Shkarkimi i Kryeprokurorit

Vetingu i gjyqësorit

Kthimi i dinjitetit të veteranëve përmes pastrimit të listave të tyre nga mashtruesit

“Protesta e radhës po organizohet. Ti je ne, sepse ne jemi po ashtu qytetarë, si ti. Prandaj ndjeje protestën si tënden dhe bëhu pjesë e organizimit të saj: fto njerëz, printo e ngjit posterë, bëja share thirrjeve nga faqja #PROTESTOJ në Facebook, merr pjesë në takimet që i organizojmë, se ne dhe ti – jemi Ne”, thuhet në njoftim.

 

lajme të ngjashme