Të mërkurën do kemi qartësi dhe konsensus – thotë Hoxhaj NULL NULL 24.02.2018 16:23 24.02.2018 16:23 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se seanca e të mërkurës për ratifikimin e Demarkacionit, tash pas marrëveshjes së arritur, i gjen me konsensus të arritur dhe qartësinë e duhur, njofton Klan Kosova. “Fryma e konsensusit është ajo që do t’i mundësojë Kosovës të ecë me një shpejtësi të re drejt integrimit euro-atlantik. Të mërkurën kemi qartësi dhe konsensus për ratifikimin e demarkacionit dhe i hapim rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan Hoxhaj. “I ftoj të gjithë deputetët që ta votojnë këtë ligj dhe të ecim përpara me temat e tjera të rëndësishme për vendin”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024