“Të limitohet qasja në informacione sekrete për këshilltarët e Trump” NULL NULL 13.02.2018 23:41 13.02.2018 23:41 Shefi i spiunazhit në SHBA ka paralajmëruar se këshilltarët e presidentit duhet të kenë qasje të limituar në informacione sekrete. Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës në SHBA, Dan Coats ka thënë që procesi i lejimit të qasjes në dokumente sekrete është i “prishur” dhe se ka nevoje për reforma. Këto komente ai i bëri kur ishte pyetur lidhur me ish këshilltarin e presidentit, Rob Porter, për të cilin dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, si dhe për dhëndrin e presidentit, Jared Kushner. Coatz ishte njeri nga zyrtarët e spiunazhit amerikan që ka dhënë dëshmi para Komitetit për Inteligjencë në Senat lidhur me kërcënimet globale që po përballet Amerika. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AMMK: Kosova në gjendje të rënduar të cilësisë së ajrit për shkak të pluhurit të Saharës 2 minuta më parë