Të kesh katër fëmijë – artistja sqarohet me ilustrime! NULL NULL 20.09.2018 14:11 20.09.2018 14:11 Jeta si prind mund të jetë pak e sikletshme, por nëna e katër fëmijëve Kayela Larson, ka gjetur një mënyrë kreative për të laguar stresin dhe menaxhuar më lehtë kaosin, që mund ta krijojnë fëmijët. Ajo krijon ilustrime simpatike që përshkruajnë jetën si nënë dhe të gjitha me një humor, transmeton Klan Kosova. Dashuria e artistes, për artin dhe animacionin – ka lindur nga filma klasik i Disneyland si ”Little Mermaid” dhe ”The Lion King”, dhe vazhdoi të jetë një pasion gjatë gjithë jetës së saj. Pas kolegjit, Larson krijoi familjen e saj me fëmijë dhe koha për artin u pakësua, megjithatë dëshira për t’u kthyer në zanatin e vjetër u rikthye, pasi ajo pati një ditë shumë të vështirë. “Unë vendosa që unë duhet të angazhohesha në diçka që më bëri të ndihem më shumë vetvetja”. Pasioni që dikur u qetësua u rikthye përnjëherë, shkruan Bored Panda, transmeton Klan Kosova. “Duke vështruar përpjekjen time të shëmtuar të portretit, vendosa që si artiste të isha një pjesë e identitetit tim, që nuk isha gati të heq dorë. Me mend e me zemër jam tek arti”. Larson rifitoi besimin dhe ajo vazhdimisht punon në krijimin e stilit të saj unik. Ajo tani e përdor këtë si punë të rregullt me anë të krijimtarisë komike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 18/03/2024