Të famshmit ndajnë dhimbjen pas vrasjes së reperit amerikan NULL NULL 19.06.2018 21:30 19.06.2018 21:30 Të famshmit nga bota e muzikës kanë ndarë dhimbjen pas vdekjes së reperit XXXTencation, i cili u vra mbrëmë me armë zjarri në moshën 20-vjeçare. XXX ishte në Miami, kur një person i armatosur e qëlloi reperin derisa ai ishte i ulur në makinën e tij, transmeton Klan Kosova. Orë më vonë, departamenti i policisë konfirmoi se XXX kishte vdekur nga plagët e dukshme me armë zjarri. Pas lajmit të dhimbshëm, Kanye West shkroi: “Pusho i qetë, asnjëherë nuk të thash sa shumë më inspirove kur ishe këtu. Faleminderit që ke ekzistuar”. T-Raww shkroi: “Shumë i mërzitur. I trishtuar që humbëm një artist kaq të mirë”. “Jam i shokuar”, shkroi Aaron Carter. “Zemërthyer. Kaq i ri dhe i talentuar. Pusho i qetë vëlla”, tha Logan Paul. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.