Të dënuar në Zvicër dhe Itali, tre deputetëve iu rrezikohet madati NULL NULL 20.01.2017 08:47 20.01.2017 08:47 Të paktën tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë aktualisht në hetim në lidhje me dekriminalizimin. Lajmi është mësuar nga burime jozyrtare, të cilat kanë pohuar se bëhet fjalë për një deputet të së djathtës dhe dy deputetë të koalicionit të majtë, raporton “Panorama”, përcjellë Klan Kosova. Zyrtarisht Prokuroria nuk pranon të bëjë asnjë koment në lidhje me hetimet apo edhe verifikimet që po kryhen për një numër zyrtarësh, që në total po arrin në 600. Megjithatë, burimet jozyrtare të organit të Akuzës pohojnë se në tre deputetët që po hetohen, dyshohet se njëri prej tyre nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një ndalim nga policia. Ndërkohë, dy deputetët e tjerë dyshohet se kanë dënime të padeklaruara në Itali dhe në Zvicër. Siç dyshohet, nga ana e Prokurorisë, dënimet e dhëna ndaj dy deputetëve të së majtës, variojnë nga 10 deri në 15 vjet burg dhe kanë të bëjnë me trafiqe të paligjshme e shpërndarje droge. Hetimet mësohet se kanë nisur nga sektori i verifikimeve për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme i krijuar enkas në pranverën e këtij viti, pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për dekriminalizimin”. Verifikimet kanë nisur pas indicieve dhe informacioneve të marra nga prokuroria prej tri burimeve: institucionet, qytetarët, përfshi edhe informacionet anonime dhe informacionet e publikuara nga media. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.