16:00, 9 Gusht 2018

Përdorimi i të brendshmeve të gjera mund të jetë një mënyrë tejet e thjeshtë për burrat që të përmirësojnë cilësinë e spermës së tyre.

Një gjë e tillë është thënë në një studim të realizuar nga Harvard TH Chan në SHBA.

Në këtë hulumtim janë përfshirë 656 burra, dhe ata që përdornin të brendshme që janë më të gjera dhe të lira në trup, kishin koncentrim më të lartë të spermës për 25% krahasuar me burrat që përdorin të brendshme të ngushta.

Arsyeja për këtë mund të jetë temperatura më e ulët përreth testikujve.

Ekspertët kanë deklaruar se ky ndryshim i thjeshtë mund të përmirësojë fertilitetin tek meshkujt.