Të bësh art me ushqimin NULL NULL 21.05.2015 21:52 21.05.2015 21:52 Përveç shefave të kuzhinës, të paktë janë ata, që mund të bëjnë kryevepra me gatimin. Kur ushqimet janë të shijshme, të gjithë mbeten të mrekulluar. Por ka edhe një mënyrë tjetër, për ta bërë të ushqyerit një kënaqësi: të fusësh artin brenda. Në vende të ndryshme të botës vihet re mahnia për të mos qëndruar vetëm te shija. Pjatat shndërrohen kështu në tablotë e piktorit, ndërsa zarzavatet apo erëzat shumëngjyrëshe, në bojëra. Shumë artistë kanë guxuar. Ekspozita me të tilla punime janë hapur nga lindja në perëndim. Kur bëhet fjalë për evente të rëndësishme, si festa familjare apo ditëlindje, njerëzit gjithmonë i kushtojnë rëndësi estetikës. Pjatat duhen të jenë të pazakonta, për të lënë një përshtypje sa më të mirë te miqtë. Është e provuar se, ne joshemi fillimisht nga pamja, ende pa provuar shijen. E rëndësishme është larmia e ngjyrave, sistemimi i përbërësve dhe sigurisht kombinimi i shijeve. Është e vështirë, që këto gjëra të bëhen në kushte shtëpiake, por nëse keni një artist apo artiste për bashkëshorte, atëherë të ushqyerit do të bëhet një argëtim më vete. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 19 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 20 orë më parë