Të akuzuarit për rastin e Kumanovës mohojnë akuzat për terrorizëm NULL NULL 09.02.2016 17:52 09.02.2016 17:52 Në procesin e sotëm gjyqësor 29 të akuzuarit për Rastin e Kumanovës, kanë hedhur poshtë akuzat me të cilat ngarkohen për “terrorizëm” dhe “organizim në grup terrorist”. Në seancën gjyqësore e cila zgjati për rreth pesë orë, prokurorët dhe të akuzuarit e Rastit të Kumanovës u përballën me Prokurorinë e cila pohon se ka dëshmi se 29 të akuzuarit se janë fajtorë për veprën penale “terrorizëm” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Avokati mbrojtës, Naser Raufi, pas seancës gjyqësore u shpreh se sot kishin bërë vetëm planet hyrëse të avokatëve dhe prononcimet e të akuzuarve por nga shkaku i çështjes voluminoze e njejta seancë do të vazhdojë të enjten. Trupi gjykatës siç tha Raufi, Rastit të Kumanovës i ka dhënë gjashtë termine brenda muajit të tretë për ti dhënë një dinamikë procesit gjyqësor nga shkaku i shumë të arrestuarve. Raufi u shpreh skeptik se kjo prokurori mund të sigurojë gjykim të drejtë për të akuzuarit ndërsa përsëriti kërkesën që lënda të kalojë në shqyrtim të Prokurorisë Speciale. Përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë filloi para agimit të mëngjesit të datës 9 maj dhe vazhdoi deri në orët e vona të 10 majit. Në këto përleshje humbën jetën 8 pjesëtarë të forcave policore të Maqedonisë dhe mbi 30 u plagosën, kurse nga grupi i armatosur u vranë 10. Disa u plagosën dhe 29 prej tyre u arrestuan. Si rezultat i përleshjeve dy-ditore u shkatërruan një numër i madh i shtëpive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mësimdhënësi mbetet pa punë, vendin ia zë familjarja e Ismajl Kurteshit (VIDEO) 2 minuta më parë
Kosova Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për ne Kosova është e pavarur, partner dhe fqinj i besueshëm 12 minuta më parë
Lajme Sela e pranon ofertën Ahmetit për koalicionin me Frontin Evropian në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut 14 minuta më parë