16:30, 14 Mars 2018

Lidhja mes Taylor Swift dhe Joe Alwyn duket se është shumë serioze.

Fituesja e dhjetëfishtë e çmimit Grammy dhe aktori britanik duket se po mendojnë për të ecur përpara me lidhjen e tyre të dashurisë.

“Taylor beson se Joe është personi i duhur për të. Ajo dëshiron që të fejohen dhe nuk ndjehet se duhet të impresionojë dikë tjetër në këtë moment”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për Us Weekly.

Edhepse Swift në lidhjet e saj të mehërshme ka qenë shumë e hapur për fansat dhe mediat, ajo duket se romancën e saj me Alwyn po e mban larg vëmendjes mediatike, transmeton Klan Kosova.

“Kjo është hera e parë që ajo po e mban të dashurin e saj larg syrit të mediave. Ajo vërtetë e pëlqen Joe. Ajo është e vendosur ta mbajë jetën e saj personale larg nga karriera e saj”, ka thënë tutje ky burim.

Sipas të njëjtit burim, “Joe ndjehet i privilegjuar se pranë e ka Taylor”.

“Ai është i lumtur se është larg vëmendjes mediatike”.

Aktori poashtu do ta mbështesë të dashurën e tij derisa ajo po përgatitet për turneun e saj botëror “Reputation” dhe do të jetë tërë kohën pranë saj.

Lidhja e tyre nisi në muajin maj të vitit 2017.