21:00, 26 Tetor 2018

Shumë nga ju mund të mendoni se i dini të gjitha, por ka edhe nga ato për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar më parë, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund të shihni disa nga to:

Shumica e buzëkuqit që femrat përdorin, përfundon në stomakun e tyre.

Studentja nga Kalifornia Chanel Tapper, ka gjuhën më të gjatë, 9.75 centimetra.

Në Skoci lindin më shumë flokëkuq se sa në krejt pjesën tjetër të botës.

Gjirafa mund ta pastrojë veshin e vet me gjuhë.

Mbi 350 milionë njerëz vuajnë nga çrregullimi i varësisë ndaj Facebook-ut.

Krokodili nuk e nxjerr gjuhën e vet jashtë.

Qentë mund të stërviten për ta nuhatur kancerin e mushkërive para se të shfaqen simptomat.

Nëse e mbani një peshk të kuq në errësirë, ai do të bëhet i bardhë.

Një peshku i kuq mund të jetojë mbi 20 vjet.

Për ta zier një vezë struci ju duhen dy orë.

Insektet kacabunjë mund të jetojnë deri 9 ditë, edhe pse iu prehet koka.

Zemra e një 70 vjeçari mund të rrah 2.5 miliardë herë.

Truri njerëzor ka kapacitet të ruajë gjithçka që përjeton njeriu.

Vetëm për 10 minuta, uragani mund të lëshojë energji sa të gjitha armët së bashku.

Rafflesia arnoldi është lulja më e madhe në botë dhe mund të rritet sa një ombrellë.

Pema e ullirit mund të jetojë deri në 1500 vjet.

Njeriu mund të kujtojë vetëm 4 gjëra në të njëjtën kohë.

Në Singapor është e jashtëligjshme të shesësh apo mbash çamçakëz.

Nga të gjitha shqisat nuhatja është e lidhur më ngushtë me kujtesën.

Indiani Snake Manu, mund të fus gjarpërinj të vegjël në gojë dhe t’i nxjerrë nga hunda.

Gjatë kohës kur gogësini rrahjet e zemrës mund të rriten deri në 30 për qind.

Shumë nga ata që lexojnë fjalën gogësimë, mund të gogësijnë.