Tashmë në Instagram mund të ruani postimet NULL NULL 18.12.2016 20:22 18.12.2016 20:22 Instagram ka publikuar përditësimin e tij më të ri. Rrjeti social në pronësi të Facebook ka njoftuar se do të shtojë tiparin e ruajtjes së postimeve në profilin tuaj. Për të shtuar ndonjë postim tek të ruajturit, thjesht klikoni në ikonën e re “Bookmarks”, e cila do të shfaqet në secilën foto që paraqitet në faqen kryesore, shkruan Top Channel. Postimet që ju i ruani përmes “Bookmarks” do të jenë të gatshme që ju ti shfletoni më vonë. Ky postim do të jetë privat, çka do të thotë se vetëm ju do të mund t’i shikoni këto postime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024