Tanzani: Dhjetra të vdekur pas fundosjes së tragetit NULL NULL 21.09.2018 10:09 21.09.2018 10:09 Të paktën 86 persona kanë vdekur pasi një traget që bartte qindra njerëz është fundosur në liqenin Victoria në Tanzani. Zyrtarët thonë se numri i viktimave mund të jetë mbi 200. Trageti MV Nyerere u përmbys pranë bregut midis ishujve të Ukora dhe Bugolora. Mendohet se anija e mbingarkuar u fundos kur turmat në bord u zhvendosën në njërën anë ndërsa ankorohej, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Mediat lokale raportojnë se kapaciteti zyrtar i trageteve është 100 persona. Zyrtarët kanë konfirmuar se anija mbante më shumë se 400 pasagjerë kur u fundos. Rreth 100 veta u shpëtuan ndërsa 37 të tjerë thuhet se janë në gjendje kritike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.