12:16, 7 Dhjetor 2018

Talibanët kanë vrarë së paku 14 ushtarë afrganë dhe kanë marrë 21 të tjerë gjatë natës në një sulm të koordinuar në krahinën pernëdimore të vendit, Herat , sipas një zyrtari të kësaj province.

Anëtari i i këshillit provincial të Heratit, Najibullah Mohebi, ka thënë të premten se sulmuesit kishin rrethuar dy stacione ushtarake të enjten vonë në rrethin Shindand, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, ka postuar një video në Twitter që thuhet se tregon ushtarët rob në një dhomë.

Por agjencia e lajmeve, Al Jazeera, nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur origjinalitetin e videos.

Shtimi i dhunës vjen pasi Shtetet e Bashkuara po shtyjnë për një zgjidhje paqësore të konfliktit 17-vjeçar, ndërsa talebanët kanë shtuar gjithnjë kontrollin mbi traktet e mëdha të vendit, raporton Al Jazeera.

Administrata amerikane po zhvillon bisedime të drejtpërdrejta me talebanët, të cilët u rrëzuan pas një pushtimi të udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2001.

Zyrtarët talibanë kanë mbajtur tri ditë bisedime me përfaqësuesin special të SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad në Katar, që synon rinovimin e procesit të paqes.

Muajin e kaluar, presidenti, Ashraf Ghani, formoi një ekip prej 12 anëtarësh për të zhvilluar bisedime paqësore me talebanët, pasi qeveria e tij përpiqet të sjellë paqe përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ghani kishte thënë më parë se 28,529 forca afgane të sigurisë ishin vrarë që nga fillimi i vitit 2015, një shifër shumë më e lartë se çdo tjetër e raportuar gjatë këtij konflikti.

Kjo i bie që mesatarisht rreth 20 ushtarë janë vrarë çdo ditë.