Talibanët emërojnë Mullah Akhtar Mansour pasues të Mullah Omarit NULL NULL 30.07.2015 14:59 30.07.2015 14:59 Talibanët e kanë emëruar pasardhësin e Mullah Omarit, udhëheqësi i tyre i cili ishte raportuar i vdekur nga qeveria afgane të mërkurën, njofton BBC,transmeton Klan Kosova. Mullah Akhtar Mansour, zëvendësi i Mullah Omarit, do ta zëvendësoj atë, burimet të afërta me udhëheqjen e talibanëve. Korrespodentët thonë se një lëvizje e tillë pritet t’i ndaj militantët, dhe shumë figura të larta e kanë kundërshtuar emërimin. Pakistani thotë se bisedimet e paqes të pritura të mbahen në mes qeverisë afgane dhe talibanëve janë shtyrë. Më herët talibanët e kanë distancuar vetën nga bisedimet, gjë të cilën korrespodentët e shohin si një shenjë e mëtejshme e ndarjes brenda grupit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 23 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 27 minuta më parë