Talat Xhaferi shpallet qytetar nderi i Suharekës NULL NULL 19.02.2018 09:17 19.02.2018 09:17 Komuna e Suharekës, të dielën ka shpallur “Qytetar nderi”, Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferin. Kjo u bë me propozimin e Kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj dhe me miratimin e Asamblesë Komunale në seancën e fundit. “Është nderë dhe krenari për mua që sot para jush ta shpall “Qytetar nderi” z. Talat Xhaferi. Kosova në shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë tregoi se është e gatshme me angazhimin e sajë për të tejkaluar të gjitha sfidat, duke mos harruar asnjë herë të kaluarën e saj të lavdishme dhe po ashtu në një proces demokratik, arriti ta njoh jetën multi etnike duke besuar se e ardhmja ndërtohet mbi themelet e respektit reciprok të mirëfilltë”, ka thënë kreu i Suharekës. Nga ana e tij, kryeparlamentari i Maqedonisë ka vlerësuar se ky titull e bën atë më të ndërgjegjshëm në veprimtarinë e mëtejme, për faktin se mban përgjegjësi edhe ndaj qytetarëve të Suharekës, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 58 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë