Talat Xhaferi për Klan Kosovën: As VMRO-DPMNE s’ka arsye të më kundërshtojë si kryeparlamentar të Maqedonisë NULL NULL 27.03.2017 23:31 27.03.2017 23:31 Talat Xhaferi, shqiptari i parë që pritet të bëhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, ka dhënë një intervistë për emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ku ka thënë që përpos partive shqiptare, veç Lëvizjes BESA, as VMRO-DPMNE-ja s’ka arsye për ta kundërshtuar kandidaturën e tij për kryeparlamentar, pasi në bashkëpunimin në qeverinë e kaluar që kishte BDI-ja me VMRO-DPMNE-, Xhaferi ishte ministër. “Një nga funksionet kyçe për herë të parë është rënë dakord që të jetë një shqiptar. Unë jam i nominuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Ndërsa Lëvizja Besa tash për tash është deklaruar që të mos më mbështet. Por, as VMRNO-DPMNE-ja nuk ka argument për të më refuzuar mua si kryeparlamentar të Maqedonisë”, ka thënë Xhaferi në Ora e Fundit. Ai ka treguar edhe se kur pritet që të konkretizohet dhe të formalizohet pozicioni i tij i ri. “Proceduarat janë të rregulluar me rregulloren e Parlamentit të Maqedonisë dhe sipas këtyre proceduarave mund të zgjatet, por shpresoj se do të realizohet shpejt”. “Nesër në orën 12:00 mbahet seanca e radhës dhe në rend ditë është zgjedhja e kryeparlamentarit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë