13:02, 13 Tetor 2017

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, vizitoi komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune,  Agim Bahtiri.

Në këtë takim, vëmendje e veçantë i është kushtuar çështjes së sigurisë, me ç‘rast ministri Sefaj e ofroi përkrahjen e tij  nëkrijimin e një ambienti sa më tësigurtë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Gjithashtu, Bahtiri e informoi ministrin e brendshëm lidhur me sfidat e tij me të cilat ballafaqohet si kryetar i kësaj komune.

Sa i përket të arriturave gjatë qeverisjes së tij, kreu i Mitrovicës bëri të ditur se gjatë kësaj kohe, ka rënie të madhe sa i përket incidenteve dhe krimit në komunën e Mitrovicës.

Gjithashtu Bahtiri theksoi se krahas përmirësimit të situatës së sigurisë në këtë komunë edhe është avancuar zhvillimi ekonomik, që është një hap më shumë drejt bashkimit të Mitrovicës në aspektin ekonomik.

Me këtë rast ministri Sefaj ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se pa siguri të përgjithshme nuk mund të këtë zhvillim ekonomik jo vetëm për komunën e Mitrovicës, por për krejt Kosovën në përgjithësi.

Interesante