Takohen Besimi dhe Bushati NULL NULL 22.05.2015 13:51 22.05.2015 13:51 Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane , Fatmir Besimi, sot, qëndron në vizitë pune njëditore në Tiranë, ku po të merr pjesë në Takimin e Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të “Procesit për bashkëpunim të Evropës Juglindore (SEECP)”. Takimi i ministrave paraqet forum kryesor për konsultime, përcaktim i bashkëpunimit si dhe avancimin e qëllimeve të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Takimi shërben si platformë i këmbimit të mendimeve për gjendjen aktuale në rajon dhe niveli i bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Në agjendën e takimit do të gjendet edhe raporti i aktiviteteve të miratuara sipas prioriteteve të udhëheqësis shqiptare me SEECP. Në kuadër të vizitës së tij, zëvendëskryeministri Besimi u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati. Në këtë takim u diskutua gjendja momentale politike dhe siguria me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë, si dhe përpjekjet që bëhen me dialogun e nisur politik. Gjithashtu u theksua rëndësia e vazhdimësisë së bashkëpunimit dhe mbështetja mes dy shteteve në drejtim që sa më shpejtë të përmbushen standardet Evropiane dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian, e cila do të sjellë një ardhmëri më të mirë, paqe, stabilitet, zhvillim ekonomik dhe prosperitet, për të dy shtetet dhe rajonin. / klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ministri shqiptar pritet në Vatikan nga Papa Françesku, vlerësohet shembulli i Shqipërisë për botën 26/03/2024