11:10, 12 Tetor 2017

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka treguar për diskutimet që ka pasur Erdogan me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se Erdogan i ka dhënë mbështetje zhvillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Bëmë thirrje që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë”, kështu ka thënë Kalin për B92, transmeton Klan Kosova.

“Problemet e tilla kërkojnë, kohë, udhëheqje, durim dhe mençuri”.

Kalin ka thënë se dialogu është çështje mes Prishtinës dhe Beogradit, por “nëse Turqia do të mund të ndihmonte ndonjë gjë do të ishte e lumtur”.

“Ne mbështesim plotësisht procesin dhe shpresojmë se do të përfitojë të dy komunitetet dhe të gjithë rajonin”.

“Nëse mund të bëjmë diçka për ta lehtësuar ose për ta shpejtuar atë, ne do të jemi të lumtur ta bëjmë atë”.

klankosova.tv

Interesante