Takimi i radhës Kosovë – Serbi në Bruksel: Bisedohet për këto tema NULL NULL 18.03.2018 17:56 18.03.2018 17:56 Raundi i ri i bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë në Bruksel do të vazhdojë nesër e do të zgjas deri me 21 mars, njofton Klan Kosova. Ky raund i bisedimeve do të mbahet në nivel ekspertësh. Është paraparë që temat që do diskutohen në Bruksel do të jenë zbatimi i marrëveshjeve të arritura mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Energjinë, Urën në Mitrovicë, lirinë e lëvizjes dhe menaxhimin e integruar të kalimeve administrative. Delegacioni i Beogradit në këto bisedime kryesohet nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe kreu i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi. BE ka thënë se është e nevojshme të përshpejtohet diskutimi i zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Për këtë qëllim, thuhet se delegacionet teknike do të takohen çdo dy javë në Bruksel. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 25 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 40 minuta më parë