arrest
10:02, 26 Dhjetor 2016

Policia tajlandeze ka arrestuar nëntë persona nën dyshimin se kanë hakuar faqet e internetit të qeverisë, si pjesë e një proteste kundër ndryshimeve të ligjit për sigurinë kibernetike, për të cilën kritikët thonë se e forcojnë kontrollin e internetit nga ana e zyrtarëve.

Reuters raporton se hakerët  si kundëpërgjije ndaj ligjit organizuan një seri sulmesh kibernetike javën e kaluar në cak të të cilëve ishin disa uebfaqe të Qeverisë, transmeton Klan Kosova.

Zyrtarë të këtij vendi ka thënë poashtu se këto faqe ishin përkohësisht jashtë funksionit.

Qeveria ushtarake tajlandeze në vitin 2014 e shtoi censurën në internetit me qëllim të parandalimit të fyerjeve për familjen mbretërore.

 

 

 

Interesante