T.I nuk po ndahet nga gruaja, ajo e kërcënoi se nëse e ka tradhtuar do ia bëjë jetën ferr NULL NULL 20.01.2017 09:45 20.01.2017 09:45 T.I. dhe gruaja e tij Tiny mund të kenë paraqitur kërkesë për divorc muajin e kaluar, por duket sikur ata ende janë duke e shijuar kohën me njëri-tjetrin, transmeton Klan Kosova. Ditë më parë Tiny e ka postuar një video në Instgram ku shihet reperi me vajzën e tyre dhe kjo menjëherë ka ngritur dyshimet që ata nuk do të ndahen, transmeton Klan Kosova. Sipas një burimi të HollywoodLife.com ajo ka dashur vetëm ta frikësoj T.I, pasi ende ka ndjenja për të. “Ata kanë diskutuar për problemet që kanë dhe ajo i ka thënë se nëse ndonjëherë dyshon që e ka tradhtuar, ose vetëm nëse ëndërron që ai e ka tradhtuar do ia bëjë jetën ferr. Pavarësisht kësja, javët e fundit kanë qenë shumë të mirë”, ka thënë ky burim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.