Syzet e reja të Papës NULL NULL 04.09.2015 13:46 04.09.2015 13:46 Pa zhurmë, pa bujë, vetëm me makinën e tij të zakonshme dhe shoferin, Papa Francesku ndalet para një dyqani optike në Romë. Por edhe pse qëndroi vetëm pak minuta, shumë njerëz kuriozë u mblodhën të shihnin Atin e Shenjtë. Sapo ka hyrë në dyqanin në rrugën “Via del Babuino” në Romë, Papa u prit nga vetë pronari i tij, Alessandro Spiezia, të cilit i tha: “Nuk më duhet skelet i ri, më duhen vetëm xhamat. Nuk dua të shpenzoj”. Më pas i është afruar Spiezia dhe i tha në vesh: “Mos harro, Alessandro, më lejoni të paguaj atë që duhet”, ka rrëfyer vetë pronari i dyqanit, transmeton Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.