15:30, 14 Qershor 2018

Prokuroria e Los Angeles ka bërë të ditur se është duke rishikuar një rast në lidhje me yllin e filmit “Rocky”, Sylvester Stallone.

Ndonëse nuk ka treguar detaje, zyrtari Greg Risling, ka bërë të ditur se ky rast është paraqitur nga policia e Santa Monica në California.

Më parë ishte bërë e ditur se një grua ka akuzuar aktorin për përdhunim, për te cilin pretendon se ka ndodhur 27 vjet më parë. Ajo e kishte bërë ankesën në policinë e Santa Monica.

Përfaqësues të Stallone patën mohuar një gjë të tillë.