23:44, 14 Nëntor 2017

Analisti politik, Valon Syla, gjatë analizës së debatit për komunën e Rahovecit ka thënë që “favorit” në këtë komunë është kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi, njofton Klan Kosova.

“Vota e PDK-së në asamble është më e lartë se e AAK-së pasi një pjesë e Krushës së madhe nuk e kanë votuar Vehapin”.

Sipas Sylës PDK-ja si parti ka më shumë vota se kandidati.

“Do të  jetë garë e ngushtë  mes kandidatit të AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifit dhe kandidatit të PDK-së për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapit, mirëpo ky i fundit do të ketë një epërsi më të lehtë”, ka thënë Syla në Analiza Lokale në Klan Kosova.

 

Interesante