22:36, 7 Dhjetor 2017

Analisti i çështjeve politike, Valon Syla në Zona e Debatit, ka komentuar çështjen e dialogut të Brukselit, ndërsa pala kosovare ka kërkuar ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bisedime.

Sipas Sylës, një ide e tillë është e gabuar pasi pala kosovare njëkohësisht po refuzon miratimin e marrëveshjes së Demarkacionit, njofton Klan Kosova.

Koment të tillë pati edhe për deklarimet se Kosova po punon në vazhdimësi për të pasur ushtrinë e saj:

”Nuk mund t’ju thuash amerikanëve eja ndërmjetësona në bisedime me BE e Serbinë, e mos me e votua një projekt që e kanë ofruar ata. Nuk mundesh të thuash po punoj për ushtri, e mos ta votojë çështjen e Demarkacionit që e kërkojnë amerikanët”.

”Kosova është shtet tash e saj vjet i ka disa marrëveshje të nënshkruara edhe më herët”.

”Detyra e Haradinajt si Kryeminsitër, do të ishte që gjithë këtë energji që e ka me këtë administratë me plotë zëvendësministra, t’i mbledh votat për Demarkacion. Kemi një Donika Kadaj-Bujupi, që nën tavolinën e Haradinajt, i ndezke lotsjellësit si çibrita”.

”Haradinaj duhet  të gjej një zgjidhje, por, arroganca e tij ndaj ndërkombëtarëve të iu ofrohen argumente me lahuta, është pak problem”.

Në Zona e Debatit, analisti Valon Syla, konsideron se nëse duan rinegociim të marrëveshjes, atëherë çështja e Demarkacionit fillimisht duhet të votohet:

”Zgjedhje kemi parë, 2017 kam pa që ska ndonjë ndryshim të madh. Është mentaliteti i 2014-të që të gjitha partitë mblidhen kundër PDK-së”.

”Nëse janë për rinegocim të kufirit, atëherë le ta votojnë njëherë marrëveshjen. Pastaj ja ku janë kadastrat dhe zgjidhet çështja”.

”Por, problemi është sepse kjo është e para marrëveshje e Kosovës, bilaterale, pa ndërmjetësim dhe po del të dështojë”, ka përfunduar Syla në Zona e Debatit, njofton Klan Kosova.

 

Interesante