Syla flet për kandidatët për Pejën NULL NULL 19.10.2017 23:49 19.10.2017 23:49 Analisti politik, Valon Syla, ka folur për debatin e sontëm të kandidatëve për Kryetar të Pejës në Magazinën Lokale të Klan Kosovës. Ai e sheh si dobësi që dy familjarë garojnë për kryetarë të kësaj komune, duke iu referuar kandidatëve të Vetëvendosjes (Bashkim Nurbojës) dhe Alternativës (Reshat Nurbojës). “Mendoj që është një dobësi qysh në start”, tha Syla në Analizën Lokale të Klan Kosovës. Për kandidaten nga radhët e PDK-së, Sabiha Shalën, Syla tha se dinte se si ta zotëronte podiumin dhe këtë e bënte më mirë se kandidati i AAK-së, Fatmir Gashi. Sipas Sylës, me vendosjen e kandidatëve, AAK ka vendosur një pejan tipik duke dashur ta mobilizojë votën urbane të Pejës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024