Syla direkt nga SHBA: Clinton më e përshtatshme për presidente NULL NULL 08.11.2016 00:34 08.11.2016 00:34 Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla i cili po qëndron në SHBA për të përcjellur dhe gjendjen aktuale që po ndodh duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale 2016, ka thënë se Clinton dhe Trump, kanë vazhduar takimet me simpatizantët e tyre. Njëkohësisht sipas Sylës, disa anketa të cilat kanë vënë në sondazhe kandidaten demokrate Hillary Clinton si dhe atë republikan Donald Trump, kanë qenë në anën e demokrates, njofton Klan Kosova. Kjo pasi shumë qytetarë, kanë parë demokraten Clinton, si person më të favorshëm për Presidente të SHBA-së se sa republikanin Trump. ‘’Janë disa anketa që Trump e shohin si person me të pafavorshëm për tu berë President i SHBA-së.’’ ‘’Kur disa prej tyre janë pyetur se kush është i përshtatshëm për president, kanë thënë se Trump nuk është ai që duhet. 28 per qind kanë qenë që ai të bëhet president.’’ ‘’Disa anketa të tjera kanë thënë se Clinton është e përshtatshme, për president e SHBA-së.’’ ‘’Trump ka mbajtur dy fjalime dhe ka thënë se Amerika është vend me të cilin po qeshin të gjithë dhe ka thënë se së bashku duke u bashkuar rreth tij, Amerika do kthehet si ka qenë para shume vitesh.’’ Përveç anketave të cilët kanë vënë në kryesim zonjën Clinton, mbështetës i fuqishëm i saj sipas Sylës, qëndron dhe Barack Obama, i cili është parë të ketë lobuar fuqishëm për të. ‘’Ndërsa Barack Obama është duke lobuar fuqishëm këtë javën e fundit për Zonjën Hillary Clinton.’’ ‘’Po ashtu Obama u ka bërë thirrje sidomos të rinjëve që janë mbi 18 vjet, të dalin dhe ta votojnë kandidaten demokrate, Clinton të cilën e quajti si personin më të kualifikuar për postin e presidents.’’ ‘’Këtu ku jemi sot ju po brohorasni Zoti Trump, por nuk mund ta degjoj çfarë po thoni. Megjithatë ju mund ta goditni atë me votë’’ është shprehur Obama.’’ ‘’Ka 12000 e 5 votime të cilat mund të votojnë këta njerëz.’’ ‘’Vendvotimet hapen në ora 6:00 dhe do të mbyllen ne 9:00 të mbrëmjes.’’ ‘’Sipas analizave të fundit raportohet se ka mundësi që numërimet e votave të mos vonohen.’’ ‘’Gjatë gjithë ditës së fundit parazgjedhore, Trump dhe Clinton kanë pasur takime së bashku me simpatizantët e tyre’’ ka përfunduar Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla i cili vazhdimisht është në përcjellje të ngjarjve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë