Svarqa dyshon se Aliu ka qenë në UÇK NULL NULL 18.11.2017 00:23 18.11.2017 00:23 Muharrem Svarqa, kandidati për kryetar të Ferizajt nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dyshon se kundërkandidati i tij, Agim Aliu ka qenë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai në Magazinën Lokale tek rubrika pyetjet e veçanta e ka pyetur Aliun se e ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi Svarqa pretendon se nuk ka dëshmitarë që e vërtetojnë këtë dhe thotë se gjatë asaj kohe Aliu ka qëndruar në Tetovë. Aliu duke iu përgjigjur Svarqës ka thënë se ai ndihet krenar për biografinë e tij dhe thotë se sadopak i ka shërbyer kombit duke qenë pjesë e UÇK-së. “Jam edhe legalisht veteran, kam sjellë dëshmitë tek komisioni dhe pikërisht mbi bazën e dëshmive është vendosur që unë të jem veteran/pjesëtarë dhe kam shërbyer në logjistikën e kësaj ushtrie”, tha ai në Magazinën Lokale. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë