14:42, 28 Shtator 2018

E kemi mirëpritur modelin e ri fantastik të Touareg SUV që vjen më një ndjenjë premium dhe më i përgatitur se kurrë.

Përjetuam madhështinë e tij nga afër, më datë 21 dhe 22 shtator Touareg SUV ishte prezent në “Auto Expo” në Marigona Residence, ndërsa tani Touareg SUV është i ekspozuar tek “Porsche Prishtina” dhe mund ta vizitoni për të parë atë se çfarë flitet.

Vizitorët patën mundësinë të shohin enterierin e Touareg SUV. Dy ekranë, një prej 12 inch (31 cm) dhe tjetri 15 inch (38 cm), me opsione të ndryshme që ngjante si një laptop i sofistikuar.

Volskwagen pretendon se Touareg SUV posedon koleksionin më të madh të sistemeve të asistimit. Ekrani quajtur Innovision Cockpit, i jep një mundësi fenomenale vetë vozitësit por edhe pasagjerëve të tjerë për një vozitje më të lehtë. Mund të rregulloni vet ekranin duke instaluar aplikacionet por edhe duke shkarkuar fotografitë që pëlqeni. Mund ta konsideroni si një shtëpi të mençur më super-opsione që mund t’i komandoni përmes gjesteve apo edhe zërit.

I suporton tre sistemet kryesore: MirrorLink, Apple CarPlay dhe Android Auto. Pasagjerët mund të konfigurojnë sistemin e info-argëtimit nëpërmjet tabletit ose telefonit të mençur deri sa ju drejtoni automjetin. Falë “Volskwagen Media Control” mund të zgjedhni programin e muzikës nga ulësja e pasme, apo të kontrolloni sistemin e navigimit nga ulësja e përparme e pasagjerit.

Sa i përket atmosferës së brendshme, mund të krijoni ambientin që dëshironi pasiqë janë 30 ngjyra si pjesë e ndriçimit të brendshëm.

Me anë të opsionit të ulëseve ju mund ta keni komfortin e duhur që madje dhe në një mot të ftohtë mund të kontrolloni temperaturën e ulëses. Mos e harroni as masazhin.

Po…Touareg SUV mund të shikojë natën, 120 dritat led të vendosura në çdo dritë të përparme, bëjnë që edhe nëse i keni dritat e gjata të lëshuara të mos i pengoni veturat që i keni para apo prapa.

Touareg është modelii  parë dhe i vetëm deri më tani i kompanisë Volskwagen që ka të instaluar sistemin Night Vision Assistant, ku përmes kamerës infra të kuqe të vendosur në pjesën e përparme ju mund të shikoni deri në 120 metra, në një errësirë të plotë. Nëse jeni paksa i/e hutuar, kjo kamerë e instaluar mund tëidentifikojë edhe këmbësorët, biçiklistët apo edhe kafshët në rrugë. Ata do të markohen nga kamera dhe të ju paralajmërojnë për ndonjë rrezik të mundshëm. Dritat LED do të lëvizin në drejtim të personit apo kafshës në mënyrë që ta paralajmërojnë se ju po vini.

Jo nuk ndalen të rejat këtu…

Modeli më i ri i Touareg SUV edhe një herë është modeli i vetëm i kompanisë Volskwagen i cili lëviz edhe rrotat e pasme varësisht nga situata e vozitjes. Nëse rrotat e përparme lëvizin në të majtë atëherë ato të pasmet lëvizin në anën e kundërt.

Nëse jeni në një terren malor atëherë vozitësi vetëm me një prekje të butonit mund ta ngritë veturën për 70 milimetra. Si dhe Touareg si një veturë e mençur që është, ulet dhe transformohet në versionin sport. Nëse jeni në qytet atëherë këtë nuk do ta vëreni mirëpo Touareg me sistemin e amortizatorëve mund të përshtatet në çdo terren të mundshëm.

Andaj dhe janë tre versione “Comfort”, “Normal”, ose “Sport”.