Suspendohet gara për “Miss Venezuela”, dyshime për korrupsion NULL NULL 22.03.2018 15:52 22.03.2018 15:52 Konkursi i Bukurisë “Miss Venezuela” është suspenduar pas paraqitjes online të akuzave për favore seksuale dhe korrupsion financiar. Ish pjesëmarrëset e Miss Venezuela kanë akuzuar konkurrentet tjera se kanë marrë para nga biznesmenë dhe zyrtarë të qeverisë në shkëmbim të favoreve seksuale. Aktualisht konkursi për Miss dhe Mister Venezuela është suspenduar, ndërsa ka paralajmëruar një shikim të brendshëm lidhur me këto pretendime. Gjithë kjo filloi kur nisi një rast anti-korrupsion kundër kompanisë shtetërore të naftës, dhe u bënë një numër arrestimesh vitin që shkoi. Më pas konkurrentet e Miss Venezuela kanë deklaruar se disa nga gratë pjesëmarrëse në garë kanë përfituar nga korrupsioni i qeverisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Guvernatori i Maryland thotë se rindërtimi i urës Key ka një rrugë të gjatë përpara 3 minuta më parë