Superkupa e Europës për herë të parë në Maqedoni NULL NULL 30.06.2015 21:59 30.06.2015 21:59 UEFA ka vendosur t’i besojë Maqedonisë organizimin e ndeshjes së Superkupës Europiane në vitin 2017. Fituesja e Ligës së Kampionëve 2016-2017 dhe fituesja e Europa Ligës do të ndeshen në stadiumin e Shkupit. Njoftimin e ka dhënë zëdhënësi i UEFA-s Gianni Infantino. Ky është një lajm i mirë për futbolldashësit shqiptarë të cilët do të kenë mundësi të asistojnë në këtë ndeshje duke parë afërsinë gjeografike që i favorizon./Mapo.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.