Sulmuesi i Parisit identifikohet pas letrave të gjetura në veturën e tij NULL NULL 21.04.2017 08:27 21.04.2017 08:27 Sulmuesi i armatosur që vrau një polic të enjten në Paris, është identifikuar nga letrat e mbetura në makinën e tij, por zyrtarët francezë ende nuk e kanë lëshuar emrin e tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Medialt lokale thonë se 39-vjeçare jetonte në periferi të qytetit dhe ishte parë si një radikal i mundshëm islamik. Sulmuesi gjithashtu plagosi dy policë para se të vritej nga forcat e sigurisë Champs-Elysees. Presidenti francez François Hollande do të mbajë një takim të kabinetit të sigurisë, pasi Franca përgatitet për zgjedhjet presidenciale të së dielës. Hollande tha se ai ishte i bindur se sulmuesi ishte i lidhur me terroristët duke shtuar se forcat e sigurisë kishin mbështetje të plotë të kombit. I ashtuquajturi Shtet Islamik (IS) tha se njëri nga “luftëtarët” e tij e kishte kryer sulmin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 34 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 38 minuta më parë