15:15, 16 Prill 2018

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit M. P., në kohëzgjatje prej një muaji, njofton Klan Kosova.

“I pandehuri serb, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dyshohet se me datë 15.04.2018, në Stacionin Policor në Gjilan ka sulmuar zyrtarin policor F. K., i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, më këtë rast kanë ndërhyrë zyrtarët e tjerë policor, duke e vënë nën kontroll të pandehurin”, njofton Policia e Kosovës.

Pas matjes së alkool testit tek i pandehuri ka rezultuar se ka qenë prezentë alkooli në masë 3.79 promila.

klankosova.tv