19:48, 28 Shtator 2018

Facebook ka bërë të ditur ditën e premte se një sulm kibernetik në rrjetin kompjuterik të kompanisë ka bërë që të ekspozohen informacionet e afërsisht 50 milionë përdoruesve të saj.

Kompania ka zbuluar problemin në fillim të kësaj jave, me ç’rast kanë zbuluar se sulmuesit kanë eksploatuar një pjesë të kodit të Facebook që u ka mundësuar të marrin përsipër llogaritë.

Facebook ka rregulluar këtë dobësi dhe ka njoftuar zyrtarët ligjor.

Më shumë se 90 milionë përdorues të Facebook u shkyçën nga llogaritë e tyre.

Facebook ka deklaruar se nuk ka njohuri për origjinën apo identitetin e sulmuesve.

Nga kjo kompani kanë bërë të ditur se është në fazat fillestare të hetimit.