
Inspektorët e armëve kimike në Siri do të lejohen të vizitojnë vendin ku pretendohet se ka ndodhur një sulm kimik ditën e mërkurë, ka bërë të ditur Rusia.
Ekipi ndërkombëtar është në Siri që nga e shtuna mirëpo nuk është lejuar që të vizitojë Douma-n.
Sulmi i cili ka ndodhur më 7 prill ka shtyrë që SHBA-të, Britania dhe Franca të sulmojnë lokacionet e qeverisë në Siri një javë më vonë.
Siria dhe aleati i saj Rusia kanë mohuar të ketë ndodhur sulmi kimik, madje kjo e fundit ka thënë se është i inskenuar.