Sulmet kundër Bashës: A po shkon PD drejt vetëshkatërrimit? NULL NULL 29.05.2017 13:22 29.05.2017 13:22 “Lista me aksionerë familjarë”, “parti klienteliste”, “Basha mallkon oligarkët por darkon familjarisht në vilat e tyre”, “PD një karrocë humbëse që e shtyjnë një herë Meta një herë Rama”. Po të dëgjoje sot të gjitha akuzat e Topallit dhe Imamit gjithkush do ta kishte të vështirë të besonte, se Lulzim Basha mund t’i mbijetojë furtunës që ngriti vetë. Zërat e njerëzve që përbëjnë themelet e PD, kundër kryetarit janë shtuar shumë. Dhe ato konvergojnë një një kërkesë që e tha sot me gojën plot Arben Imami: “Duhet shkarkuar Basha, tani. Përndryshe në 26 qershor do të jetë vonë”. Kjo thirrje e fortë kundër njeriu që hartoi listat vjen pas reagimeve të Majlinda Bregut, Astrit Patozit, Besnik Musatfajit. Por mbi të gjitha ajo vjen pas dyshimeve të forta se pas këtij sulmi fshihet Berisha. Gazetarë shumë të lidhur me Berishën e kanë sulmuar shumë fort pasardhësin e tij ditët e fundit. Po të njëjtën gjë bëri dje edhe Gjergj Lezhja, një njeri shumë pranë Berishës dhe që flet rrallë publikisht. Pra dilema është: A është Berisha i pakënaqur me listat dhe largimin e shumë figurave të PD-së? A i ka frymëzuar ai qoftë edhe me heshtjen e vet të gjithë ata që po e sulmojnë në mënyrë të paprecedentë pasardhësin e tij? Kjo pyetje ende nuk ka marrë përgjigje. Por, cilado që të jetë zgjidhja e saj duket se PD-ja është futur në një spirale të paprecedentë dhe që nuk i ka ndodhur asnjë partie më parë, aq më tepër gjatë fushatës. Ajo është në prag të eksplodimit. Historia e zgjedhjeve tashmë duket e përfunduar. E vetmja dileme është kush do të trashëgojë atë që do të mbetet nga PD-ja *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.