20:10, 13 Mars 2018

Vitin e kaluar, Diona Fona debutoi me këngën “Havera” duke bërë për vete që në fillim shumë njerëz të cilët sot janë fansa të mëdhenj të saj, njofton Klan Kosova.

Ky projekt, tashmë ka mbledhur mbi pesë milionë klikime në youtube dhe numëron shumë pëlqime e komente pozitive pikërisht në këtë kanal.

Këtij lajmi iu gëzua edhe vetë këngëtarja e cila postoi një fotografi të shkëputur nga klipi për të ndarë emocionet e saj dhe për t’i falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Diona ka vazhduar edhe më tej me këngë të cilat poashtu kanë qenë të suksesshëm sikurse “Havera”.

Projekti i fundit që artistja ka publikuar është balada me titull “Ikim” e punuar nga Florent Boshnjaku.

 

Interesante