Golin e fitores, në ndeshjen gjysmëfinale me Anglinë, e shënoi Mario Mandzukiq dhe Suker nuk ka kursyer lëvdatat për të, madje duke i bërë një krahasim goxha interesant

9:25, 12 Korrik 2018

Presidenti i Federatës të Futbollit të Kroacisë, Davor Suker, ka lavdëruar paraqitjen e Kroacisë në fitoren me rezultat 2:1 ndaj Anglisë.

Golin e fitores për kroatët e shënoi Mario Mandzukiq dhe Suker nuk ka kursyer lëvdatat për të, madje duke i bërë një krahasim goxha interesant.

“Mandzukiq i ka t*pat si të një demi nga Andaluzia”.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë i emocionuar“.

Kroacia do të përballet me Francën në finalen e Kampionatit Botëror Rusia 2018, të dielën me fillim në ora 17:00.