19:53, 6 Korrik 2017

Suedia do të mbajë festivalin e parë muzikor vetëm për femra, pas raportimeve të sulmeve seksuale në festivale të tjera në të gjithë vendin.

Festivali më i madh i Suedisë Bråvalla 2018 u anulua kohët e fundit, pas  raportimeve për katër përdhunime dhe 23 sulme seksuale që dyshohet se u zhvilluan në vendngjarje suedeze, transmeton Klan Kosova.

Bråvalla 2017, u zhvillua javën e kaluar në 28 qershor deri më 1 korrik, dhe paraqiti shfaqje të tilla si The Killers, System of a Down dhe The Chainsmokers.

Një grua tha se ishte e detyruar të bënte marrëdhënie seksuale me një burrë.

Organizatorët e festivalit vazhduan të konfirmonin: “Disa burra… me sa duket nuk mund të sillen aty. Është një turp”.

Kësisoji është vendosur që suedezët të kenë një festival muzikor vetëm për femra!

Interesante